Take a fresh look at your lifestyle.

Ferati: Çështja e zgjedhjeve në veri mund të jetë temë e bisedimeve, kryetarët të betohen – Lajmet e fundit



Ferati: Çështja e zgjedhjeve në veri mund të jetë temë e bisedimeve, kryetarët të betohenFoto: Laura Hasani




Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të kërkojë që të krijohet vakum institucional, pas zgjedhjeve në veri.


Ai tha se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kërkoi sot që palët të bëjnë gjithçka që të normalizohet situata dhe se sipas tij, çështja e zgjedhjeve të mbajtura në veri do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.


“Mendoj që kryetarët duhet ta japin mendimin, ndërsa palët në Bruksel duhet të pajtohen dhe ta përgatisin terrenin për diçka që do të vijë, por ajo nuk do të vijë menjëherë, sepse do të duhej të organizoheshin zgjedhje të reja”.


“Por, duhet të jepet përgjigje se çka me ata që kanë fituar mandatin në mënyrë ligjore dhe çka më tutje. Mendoj që kryetarët duhet ta japin betimin dhe në këto rrethana ta ushtrojnë detyrën”, tha ai./klankosova


Comments are closed.