Take a fresh look at your lifestyle.

Xhiroja e 34-t në Superligë sjell ndeshjet mjaft interesante, spikat derbi i Anamoravës – Lajmet e fundit



Xhiroja e 34-t në Superligë sjell ndeshjet mjaft interesante, spikat derbi i Anamoravës


Sport
May 12, 2023 – 10:14

Lajmet e fundit nga Sporti

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 34-t në Albi Mall Superligën e Kosovës, kur pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante, në krye me derbin e Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës.


Derbi lokal do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bar sintetik në Gjilan.


Pas fitores së fundit 2-0 ndaj Dukagjinit, Gjilani e sheh veten në pozitën e tretë me 51, ndërsa Drita është lidere me 66 sosh, aq sa ka edhe Ballkani në një pozitë më poshtë.


Ndeshja interesante pritet të luhet edhe mes Ballkanit dhe Llapit në stadiumin e qytetit – Suharekë.


Ballkani renditet i dyti me 66 pikë, aq sa ka edhe Drita lidere, andaj kampioni në fuqi synon në shënojë fitore për të vazhduar garën për titull kampioni.


Një sfidë e fortë pritet të zhvillohet edhe në Malishevë, ku Prishtina i shkon konak skuadrës së Bylbyl Sokolit.


Dukagjini shkon në Drenicë për t’u përballur me skuadrën e Drenicës, tashmë të rënë nga Superliga.


Ndërsa një luftë për mbijetesë luhet në Ferizaj, ku skuadra e Ferizajt e pret rivalin direkt për ekzistencë, Trepçën ’89.


Të gjitha ndeshjet do të luhen të dielën, 14 maj, në orën 15:00. /Zeri.info


Comments are closed.