Reperi Fero është në qendër të mediave rozë për shkak të videove në “Tik Tok” ku shihet me partneren e tij, Arbenita Ismaili. Debatet mes tyre dhe bisedat për gjuajtjen kanë marrë vëmendje të madhe nga njerëzit.
E ndërsa u duk se reperi s’po i kushtonte shumë rëndësi muzikës, sot ka ndarë një fragment të një projekti te tij i cili pritet te lansohet ne kohe jo te larget.
Teksa ndodhet në makinë, reperi shihet teksa këndon vargjet e muzikë së re e cila flet për një lidhje romantike. E ky do jetë zhanri me të cilin do ta shohim Feron nga sot e tutje. të paktën kështu thotë ai, duke shkruar se do heqë dorë nga hip-hopi.
”Ndrrova mendje, s’boj mo hip-hop, vec muzikë për femra”. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo një deklaratë momentale e Feros e cila mund të jetë edhe provokim.
Comments are closed.