Take a fresh look at your lifestyle.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që e vrau nënën e tij në Pejë – Lajmet e fundit



Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që e vrau nënën e tij në Pejë




Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar U.H një muaj paraburgim nën dyshimin se një ditë më parë kishte vrarë nënën e tij.


Sipas njoftimit, thuhet se vendimi për paraburgim u caktua pas konstatimit se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe duke pas parasysh se i pandehuri po hetohet për vepër të rëndë penale, për të cilën Kodi Penal parasheh dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit dhe se është vlerësuar se ka rrezik të lartë që nëse ai gjendet i lirë apo në masa tjera, mund të arratiset.


“Po ashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën tejet mizore të kryerjes së veprës penale nga ana e të pandehurit, pasojat e rënda të kësaj vepre si dhe faktin se në këtë çështje pritet që të dëgjohen dëshmitarët okular të cilët janë familjarë të pandehurit, gjykata vlerësoi se të gjitha këto janë rrethana të posaçme që tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes, do të mund të përsërisë veprën e njëjtë apo të ngjashme penale apo do të mund të ndikoj në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve por edhe procedurës penale në përgjithësi”, thuhet në njoftim.


Comments are closed.