Take a fresh look at your lifestyle.

Fetoshi: Kosova nuk i ka trajtuar në mënyrë të denjë familjarët dhe personat e pagjetur – Lajmet e fundit



Fetoshi: Kosova nuk i ka trajtuar në mënyrë të denjë familjarët dhe personat e pagjetur




Profesori universitar, Arben Fetoshi vlerëson se personat e pagjetur dhe familjarët e tyre nuk janë trajtuar mirë nga shteti i Kosovës.


Kjo pasi sipas tij, ende nuk ka një rregull përfundimtar ligjor të statusit të të pagjeturve dhe të mbështetjes institucionale për familjarët e tyre.


Fetoshi thotë se zgjidhja për të pagjeturit mund të arrihet vetëm ndërmjet detyrimit të Serbisë që të japë informata.


“Problemi në esencë ka që në mungesë të vullnetit politik të Serbisë për me i dhënë drejtim zbardhjes së fatit të këtyre personave që janë plaga që ende e mban të hapur problemin e konfliktin Kosovë – Serbi. Me një fjalë dua të them që praktikisht nuk mund të kemi normalizim të raporteve Kosovë – Serbi, me një Serbi e cila e ka instrumentalizuar në vazhdimësi këtë çështje, e cila e ka keqpërdor në vazhdimësi këtë çështje, dhe e cila nuk ka pasë asnjëherë vullnet që të hapet për dhënien e informacioneve të besueshme sa i përket vendeve ku mund të gjenden mbetjet e këtyre njerëzve”, deklaroi ai në Tëvë 1.


Comments are closed.