Take a fresh look at your lifestyle.

Shfaqja për të pagjeturit jepet në Kuvendin e Kosovës

Një dramë plot emocion dhe dhimbje për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, është shfaqur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Shfaqja “Babai dhe babai” me regji të Kushtrim Koliqit ka treguar edhe njëherë boshllëkun në zemrat e familjarëve të personave të pagjetur.

Aktiviteti i mbajtur sot në Ditën Kombëtare të Personave të zhdukur, është organizuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë njerëz ndërsa janë zhdukur rreth 6 mijë, prej të cilëve vazhdojnë të mungojnë mbi 1600 persona.

Institucionet në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

Comments are closed.