Take a fresh look at your lifestyle.

Florentino Perez këmbëngul se Anchelotti do të qëndrojë në Real Madrid – Lajmet e fundit



Florentino Perez këmbëngul se Anchelotti do të qëndrojë në Real Madrid


Sport
May 07, 2023 – 12:27

Lajmet e fundit nga Sporti

Florentino Perez është përpoqur t’i jep fund spekulimeve për të ardhmen e Carlo Ancelottit pas triumfit të Real Madridit në Kupën e Mbretit të shtunën mbrëma.


Presidenti i Real Madridit ishte në humor të shkëlqyeshëm pasi Los Blancos fituan Kupën e Mbretit të 20-të pas një fitoreje të vështirë ndaj Osasunas në Sevilla.


Pas muajsh hamendjesh që lidhnin Ancelottin me punën e kombëtares braziliane, Perez u duk që më në fund të vinte një vijë nën këtë çështje duke këmbëngulur se trajneri i tij është nën kontratë deri në vitin 2024 dhe nuk do të largohet nga kryeqyteti spanjoll këtë verë.


Perez konfirmoi: “Nuk dua të dëgjoj më për këtë temë. Ai ka një kontratë dhe ne jemi të gjithë të lumtur”.


“Jam shumë i lumtur, sepse çdo herë që fiton një titull është një arsye për të qenë i lumtur. Të gjithë titujt fitohen me shumë përpjekje dhe sakrifica. Dua të përgëzoj Osasunën për sezonin që ka pasur, ata kanë punuar zemrat e tyre dhe është e denjë për respekt”.


Bisedat për largimin e Ancelottit kishin qenë edhe më befasuese duke pasur parasysh suksesin e jashtëzakonshëm të italianit që nga rikthimi në Madrid në verën e vitit 2021. /Zeri.info


Comments are closed.