Take a fresh look at your lifestyle.

G20 përfundon me mosmarrëveshje për luftën Rusi-Ukrainë

Takimi i parë i ministrave të financave të G20 në Indi, përfundoi të shtunën me qëndrime të ndryshme për luftën në Ukrainë.

India lëshoi një përmbledhje të kryesisë dhe dokumentin e rezultatit, në vend të një deklarate të përbashkët pas takimit në Bengaluru.

Shumica e vendeve anëtare shprehën keqardhje të fortë për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe kërkuan një tërheqje të plotë dhe të pakushtëzuar, sipas përmbledhjes që thoshte se këto kushte nuk ishin dakorduar nga Rusia dhe Kina.

Ata gjithashtu theksuan se lufta po shkakton vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore dhe po përkeqëson brishtësinë ekzistuese në ekonominë globale.

Në një samit të G20 të mbajtur në Indonezi vitin e kaluar, kishte dallime të ngjashme në lidhje me luftën.

Në një deklaratë e Ministrisë së Financave të Indisë, thuhet se përmbledhja dhe dokumenti i rezultatit të kryesisë është një arritje e rëndësishme nga G20 nën presidencën e Indisë për tema që variojnë nga kriza globale e borxhit, reformat e Bankës Shumëpalëshe të Zhvillimit, financat e klimës, qasja globale ndaj kriptove, infrastruktura publike dixhitale, përfshirja financiare, financimi i qyteteve të së nesërmes dhe taksat.

Vendet anëtare shprehën gjithashtu ngushëllime për tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri./AA/

Comments are closed.