Take a fresh look at your lifestyle.

Giresse: E vleresoj lartë paraqitjen e futbollistëve, jemi të kënaqur me rezultatin – Lajmet e fundit



Giresse: E vleresoj lartë paraqitjen e futbollistëve, jemi të kënaqur me rezultatin


Sport
March 25, 2023 – 20:20

Lajmet e Fundit nga Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me barazim kampionatin evropian “Euro 2024”, pasi ka marrë vetëm një pike ndaj Izraelit.


Ndeshja e zhvilluar në “Tel Aviv” përfundoi me rezultat 1-1.


Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.


Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse u shpreh i kënaqur me rezultatin, edhe pse tha se mund të kishin bërë më mirë.


“Mendoj se ishte një lojë që kërkonte angazhim dhe ritëm. Mënyra si ju përgjigjëm ishte e mirë. E vleresoj lartë paraqitjen e futbollistëve. Jemi të kënaqur me rezultatin. Kemi mundur të bëjmë më mirë, por rezultati 1:1 është rezultat pozitiv”, tha Giresse.


Kujtojmë se, Kosova të marten e pret Andorrën në “Fadil Vokrri” në orën 20:45. /Zeri.info


Comments are closed.