Take a fresh look at your lifestyle.

Haradinaj me veteranët kroatë në 27-vjetorin e operacionit “Oluja” – Lajmet e fundit



Haradinaj me veteranët kroatë në 27-vjetorin e operacionit “Oluja”




Ish-komandanti i Dukagjinit, gjeneral Daut Haradinaj, bashkë me ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në këtë shtet me rastin e 27-vjetorit të fillimit të operacionit “Oluja”.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.


“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 vjetësh filloi operacioni ‘Oluja’. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, shkroi Haradinaj. /Zëri


Comments are closed.