Take a fresh look at your lifestyle.

IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes: Vendosni maskat në ambientet e mbyllura – Lajmet e fundit



IKSHPK-ja bën thirrje për kujdes: Vendosni maskat në ambientet e mbyllura




Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shënuar tri raste të vdekjes nga COVID-19, ndërsa sërish bëri thirrje që të barten maskat në ambientet e mbyllura. IKSHPK-ja ua rikujton qytetarëve të Kosovës, se pandemia nuk ka përfunduar ende.


Njoftimi i plotë:


Të nderuar qytetarë!


Gëzuar Festa e Kurban Bajramit!


Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!


Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.


Fatkeqësisht sot janë raportuar tre raste të vdekjeve nga kjo sëmundje!


Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.


IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.


Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12-vjeç.


Me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60-vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.


MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19. /Zëri


Comments are closed.