Take a fresh look at your lifestyle.

Investitorët padisin Adidas për bashkëpunimin me Kanye West – Lajmet e fundit



Investitorët padisin Adidas për bashkëpunimin me Kanye West




Kompania sportive Adidas është paditur nga investitorët të cilët pretendojnë se kompania dinte për sjelljen problematike të reperit Je, i njohur më parë si Kanye West, shumë vite përpara se të ndërpriste lidhjet me të.


Investitorët thonë se Adidas nuk arriti të kufizojë humbjet financiare dhe të marrë masa paraprake për të minimizuar ekspozimin e tyre, raporton BBC.


Adidas hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se ato ishin pretendime të pabaza.


“Ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur fuqishëm ndaj tyre”, thuhet në njoftimin e kompanisë.


Reperi amerikan projektoi një linjë atletesh nën markën Yeezy për Adidas dhe kompania më vonë pranoi se mund të kishte humbur deri në 700 milionë euro për faktin se një numër i madh atletesh, me vlerë qindra milionë euro, nuk arritën të shiten.


Adidas i dha fund bashkëpunimit me West vitin e kaluar pas komenteve antisemite të reperit, kur u njoftua se kompania nuk toleron antisemitizmin, por as ndonjë lloj tjetër gjuhe urrejtje


“Komentet dhe veprimet e fundit të Je janë të rrezikshme, të papranueshme dhe të urryera. Ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”, tha kompania në tetor të vitit të kaluar. /euronews


Comments are closed.