Take a fresh look at your lifestyle.

Vendimi në Vushtrri, e diela pushim për sektorin privat – Lajmet e fundit



Vendimi në Vushtrri, e diela pushim për sektorin privat




Disa herë u mor vendim por u zbatua pak e hiç.


Që nga 30 prilli edhe zyrtarisht çdo e diel në krejt Vushtrrinë do të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset private.


Vendimin për këtë e mori asambleja komunale që nxori rregulloren sipas kryetarit të Komunës me kërkesë të të punësuarve në sektorin jopublik.


Përjashtim nga mbyllja në ditën e 7-të të javës bëjnë gastronomia, si dhe furrat që mund të punojnë deri në mesditë.


Orarin e ri, po e mirëpresin edhe kompanitë private që thonë se i njëjti siguron barazi mes tyre. Vushtrriasit ishin të ndarë në mendime sa i përket vendimit të Asamblesë.


Urdhërmarrësit, apelojnë që kështu të veprojnë edhe tjerat komuna e Qeveria, derisa pjesë e rregullores është edhe orari i punës deri në ora 22 gjatë verës e 21 gjatë dimrit. /klankosova


Comments are closed.