KEK-u për kontratën e dyshimtë për riparimin e A5: Ishte ndërprerë, as një cent nuk është paguar – Lajmet e fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar në lidhje me raportimet e shumta të cilat po i referohen kontratës për riparimin e kaldajës në njësinë A5 të termocentralit “Kosova A”.
Sipas KEK-ut, raportimet për keqperdorime nuk janë të vërteta dhe për të nuk është paguar asnjë cent, transmeton Zeri.info.
“Kontrata për “Riparimin emergjent të kaldajës në Bllokun A5”, është nënshkruar ne fund të muajit janar të këtij viti, por që e njëjta është ndërprere më dt. 20.03. 2023 pasi që operatori ekonomik ka dështuar t’i plotësojë kushtet kontraktuale sipas kontratës se nënshkruar (dorëzimin e garancionit financiar për ekzekutimin e punëve).Prandaj është më rendësi të theksohet se KEK nuk ka pasur asnjë shpenzim financiar meqë asnjë pagese nuk është realizuar në favor të operatorit”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.
Në sqarim thuhet se KEK-u, është e hapur të ofrojë informata rreth statusit të kësaj kontrate dhe ecurisë se përgjithshme rreth riparimeve të njësisë A5.
“Prandaj për të shmangur mundësinë e dezinformimit te opinionit gjate raportimeve, KEK-u sugjeron te gjitha mediat dhe palët e interesuara që të kërkojnë informata/sqarime zyrtare. Për më shume, KEK ka arritur të realizoje planet operative të prodhimit, konform bilancit vjetor të energjisë elektrike (BVEE)”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.
Ndryshe këtë kontratë e kanë përmendur sot shumë deputetë të opozitës pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut Nagip Krasniqi. /Zëri
Comments are closed.