Take a fresh look at your lifestyle.

Krijohet situatë e pazakontë në Big Brother

Çfarë po ndodh në Big Brother? Krijohet situatë e pazakontë. Mëngjesin e sotëm banorët u përballën me një panoramë të pazakontë. E gjithë shtëpia, përveç dhomave të gjumit, ishte “mbuluar” me letra higjienike.

Ishte Qetsori ai që u ngrit i pari nga gjumi dhe konstatoi që shtëpia ishte mbushur me letra higjienike, të vendosura në mënyrë zig-zag, duke vështirësuar kalimin e banorëve në shtëpi. Ata nuk duhet të prekin asnjë letër, deri në një njoftim të dytë, kur Vëllai i Madh përmes një zarfi do njoftojë për heqjen e tyre.

Pas Qetsorit, edhe banorët e tjerë panë shtëpinë plot me letra higjienike, ndërsa vijuan normalisht rutinën e tyre të mëngjesit. Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer çdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku çdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizori duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet. Finalja e madhe pritet te ndodh me 6 maj dhe po komentohet se do te mbahet ne stadiumin “Air Albania”.

Big Brother Vip Albania ka marr nje tjetër drejtim pas ngjarjeve te fundit te ndodhura brenda shtëpisë. Ne primen e fundit ishte Luizi ai i cili mori shume informacione gjate spektaklit, nisur nga opinionistet duke i vene ne dukje dashurinë  e madhe te publikut ndaj tij. Shiko videon:

Comments are closed.