Sport
May 03, 2023 – 11:51
Lajmet e fundit nga Sporti
Ansu Fati do të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë.
Kohët e fundit është raportuar shumë se sulmuesi do të largohet, pasi ka mungesë të minutazhës së lojës.
Madje, së fundmi edhe babai i talentit 20-vjeçar ishte shprehur shqetësues që djali i tij nuk po ka hapësirë për të luajtur, teksa kishte thënë që po të ishte në dorën e tij, Ansu do të largohej nga “Camp Nou”.
Megjithëkëtë, tani babai i Ansu Fatit, Bori ka theksuar se sulmuesi do të qëndrojë në Barcelonë dhe se kjo gjë është e sigurt.
“Ansu do të qëndrojë te Barcelona. Kjo është e sigurt. Ai qëndron, është e garantuar”.
Bori Fati e tha këtë për shtypin e Barcelonës menjëherë pas takimit me agjentin e Ansusë, Jorge Mendes, nëpërmjet gazetarit të afërt të Barçës, Toni Juanmarti. /Zeri.info
Ansu Fati’s father Bori: “Ansu will stay at Barcelona. That’s for sure. He stays, it’s guaranteed”. ë #FCB
Bori Fati just told this to Barcelona press right after meeting with Ansu’s agent Jorge Mendes, via @tjuanmarti. pic.twitter.com/IJIWokv4JF
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 2, 2023
Comments are closed.