Take a fresh look at your lifestyle.

Kosovës po i shtohet një muze unik, ministri Çeku: Punë përditë – Lajmet e fundit



Kosovës po i shtohet një muze unik, ministri Çeku: Punë përditë




Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka treguar se Kosovës po i shtohet një muze unik.


“Për pak vite, ndërtesa e Hidroelektranës në Prizren bën një shekull jetë. Ajo që dikur shënonte frymë modernizimi në arkitekturë dhe moment elektrifikimi e zhvillimi industrial për qytetin, sot është në fazën e fundit të restaurimit”, ka shkruar Çeku.


Ministri Çeku ka treguar tutje se menjëherë pas ndërhyrjeve konservuese fillojnë veprimet për funksionalizimin e muzeut të Hidroelektranës.


“Punë. Përditë”, ka shkruar Çeku.



Comments are closed.