Take a fresh look at your lifestyle.

Krasniqi: Kjo qeveri është bërë peng i vetvetes – Lajmet e fundit



Krasniqi: Kjo qeveri është bërë peng i vetvetes




Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një intervistë për “RTV21”, duke kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë duhet që të ketë zgjedhje të reja parlamentare.


“Besoj që çdo ditë e më shumë po e shohin qytetarët e Kosovës se duhet të ketë një proces të ri zgjedhor. Unë besoj që duhet të ketë zgjedhje të reja”, tha ai.


Zgjedhje të reja duhet të ketë për shkak se, siç thotë Krasniqi “kjo qeveri është bërë peng i vetvetes, ne qytetarët jemi bërë peng të qeverisë”.“Këta duhet të shkurthohen nga pengu që e kanë shti vetveten”.


“Kjo për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe gatishmërisë për të diskutuar me të tjerët”.


Për kreun e PDK-së është e pakuptueshme se si “një qeveri kaq e fuqishme si kjo, me këtë besim kaq të madh qytetarë, me mbi 50 për qind që e kanë arritur, me deputetë më së shumti në histori, e me kontrollë pothuajse absolut mbi presidencën, kuvendin, qeverinë – do të duhej ta kishte aftësinë që t’i bënte njerëzit bashkë”.


“Të ishte një derë e hapur për të gjithë të tjerët që nuk e kanë mendimin e njëjtë. Por kemi pasur një arrogancë nga kjo qeveri”, tha ai.


Jashtë kësaj, Krasniqi komentoi edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në Veri të Kosovës, të mbajtura të dielën e 23 prillit, ku partia që ai e udhëheqë, fitoi dy nga katër komunat, Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku tha se “për fajin e kryeministrit të Kosovës, (Aleksandër) Vuçiç e tregoi fuqinë që e ka në atë pjesë të Kosovës”.


“Serbët kanë qenë të rreshtuar me Beogradin Zyrtar, por me rastin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme, arritën që edhe ata zëra kundër t’i kthejnë nga ta”, tha ai.


Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë u mbajtën me 14 shkurt të vitit 2021.


Këto zgjedhje u fituan në mënyrë plebishitare nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë kështu besimin e më shumë se 50 për qind të qytetarëve shqiptarë të Kosovës.


Kjo fitore ishte më e madhja në histori të zgjedhjeve në Kosovën e pasluftës.


Nga lista që i fitoi zgjedhjet u formuan të gjitha institucionet e Kosovës, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.


Comments are closed.