Take a fresh look at your lifestyle.

Kryeministrja italiane i viziton zonat e goditura nga përmbytjet e fundit – Lajmet e fundit



Kryeministrja italiane i viziton zonat e goditura nga përmbytjet e fundit


Bota
May 21, 2023 – 23:39

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka vizituar rajonin verilindor të vendit të saj pas përmbytjeve që vranë të paktën 14 persona dhe shpërngulën mijëra të tjerë.


Meloni vizitoi të dielën shtëpitë e dëmtuara në Italinë verilindore, pasi u kthye herët nga samiti i G7-ës në Japoni.


Ajo i takoi të prekurit, pronarët e shtëpive, si dhe vullnetarët e shumtë.


“Ju po bëni një punë të shkëlqyer,” i tha Meloni një banori në Ghibullo, i cili po dhuronte ushqim për të pastrehët e sapodalë, sipas një video të postuar nga mediumi italian “Rai”.


Ndërsa 36,000 njerëz u zhvendosën si pasojë e shirave të pandërprerë në Emilia Romagna në fillim të kësaj jave, rreth 10,000 persona që atëherë kanë qenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.


Moti ekstrem shkaktoi dëme të mëdha dhe goditi rëndë fermerët në një zonë ku kultivohen drithëra dhe fruta. Deri të dielën, shiu ishte ndalur në shumicën e vendeve, megjithëse një alarm për motin u zgjat deri të hënën. /euronews


Comments are closed.