Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti: Menaxhimi i aseteve të trashëgimisë kulturore janë objektiva e radhës – Lajmet e fundit



Kurti: Menaxhimi i aseteve të trashëgimisë kulturore janë objektiva e radhës




Kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka dedikuar një reagim ditës ndërkombëtare, të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.


Ai ka thënë Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe përfitimet për shoqërinë nga mbrojtja e saj nuk janë të paktam raporton Zeri.info.


Postimi i plotë:


Respektojmë diversitetin kulturor, promovojmë historinë e identitetin, mbështesim zhvillimin e paqen


Në ditën ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim njohim dhe vlerësojmë pasurinë e shumëllojshme të shtetit tonë, dhe rolin e saj në promovim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.


Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës sot shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë. Përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore janë të shumta.


Kemi restauruar dhe vazhdojmë të restaurojmë xhami, hamame, teqe, kisha katolike, kisha ortodokse, zona historike, kulla e shtëpi tradicionale, mulli, ndërtesa historike e publike për të promovuar harmoninë ndër-fetare si vlerë universale të shoqërisë sonë dhe historinë tonë të pasur kombëtare e shoqërore.


Shumë punë janë bërë dhe akoma më shumë punë na presin në fuqizimin e muzeve publik ku ruhen dëshmitë materiale të lashtësisë, dhe pasqyrohen traditat e vlerat e trashëgimisë shpirtërore kulturore të popullit tonë.


Vazhdojmë me gërmime profesionale në lokalitetet tona arkeologjike, ndërsa ato po i bëjmë edhe me plane e njësi menaxhimi për t’i pritur më mirë vizitorët dhe edukuar më drejt fëmijët e të rinjtë tanë.


Kemi bërë hapa të mëdhenj për të dalë nga periudha e emergjencave. Objektivi ynë i radhës është menaxhimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore.


Bashkë do të sigurohemi që pasuria jonë kulturore të përkthehet në mirëqenie për qytetarët tanë.



Comments are closed.