Take a fresh look at your lifestyle.

“Kthejeni në shtëpi” okarinën që ka grabitur Serbia

Okarina konsiderohet instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare, përkatësisht në fshatin Runik të Skënderajt. Pikërisht për këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po kërkon që në mesin e 1247 artefakteve të Kosovës që mbahen ilegalisht në Serbi edhe Okarina të kthehet në shtëpinë e saj, në Kosovë.

Madje për këtë MRKS-ja për këtë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.“1247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm dhe është gjetur në Runik të Skënderaj, andaj na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Comments are closed.