Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti përkujton dëshmorin Alban Ajeti: La gjithçka për të luftuar për liri – Lajmet e fundit



Kurti përkujton dëshmorin Alban Ajeti: La gjithçka për të luftuar për liri




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës së dëshmorit, Alba Ajeti.


Në fjalën e tij, Kurti e lartësoi figurën e tij dhe kontibutin e tij për UÇK-në, pasi Alban Ajeti kishte lënë studimet e tij në Tetovë dhe kishte ardhur për të luftuar, raporton Zeri.info.


“Itineraret e rrugëve që kanë ndjekur dëshmorët, ndërtojnë hartën e lirisë së kombit, në të cilën çdo vend dhe çdo udhë, duhet regjistruar dhe shënjuar me përpikëri! Janë pikërisht këto shenja, ato që na kërkojnë që për të kujtuar një dëshmor nga Gjilani, të vijmë prej Prishtinës këtu në Tetovë”, u shpreh Kurti ndër tjerash.


Sipas kryeministrit Kurti ka shumë mënyra për të ndjekur rrugët e bëra nga heronjtë dhe dëshmorët: nga të mësuarit për idealet e tyre, e deri te pasimi i atyre idealeve.


“Në rastin e dëshmorit Alban Ajeti ne mund të orientohemi në veprën dhe jetën e tij përmes fjalëve të vetë Albanit, ashtu siç ai i ka artikuluar dhe radhitur në poezitë e tij, të cilat ai i shihte mjaftueshëm të rëndësishme sa për t’i ruajtur deri në fshehtësi”, theksoi ai.


Ndër të tjera, kryeministri tha se vërtet që jetët e dëshmorëve janë prerë nëpër beteja, por zgjatimet e tyre shtrihen nga e kaluara e kohës së luftës drejt të tashmeve tona, në pafund forma, sikur sot këtu në Tetovë, që jemi mbledhur ta kujtojmë veprën e Alban Ajetit, studentit të Universitetit të Tetovës, poetit kronist nga Gjilani dhe “Pëllumbit” dëshmor të UÇK-së. /Zëri


Comments are closed.