“Ky BB VIP ka qenë dhe do jetë monopol”, moderatorja e njohur e Top Channel zbulon arsyen pse nuk hyri në shtëpi
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Erjola Doçi. Duke qenë se ka qenë kolege me gazetarin dhe njëkohësisht ish-banorin e edicionit të dytë të “BBV”, Ronaldo Sharka, si e ka pritur Erjola rihyrjen e tij në “BBV”? Atë natë u vesha dhe dola në një lokal nate për të dëgjuar muzikë, më kishte kapur ankthi.
U zgjova të nesërmen dhe e mora vesh (qesh) Nuk e dija fare që kishte rihyrë Ronaldo. A do të bëhej Erjola pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? M’u ofrua por kisha një problematikë shëndetësore. Kur nisi “Big Brother Vip” e pashë dhe fika televizorin sapo pashë konkurrentët, nuk më dhanë impaktin e edicionit të parë të “BBV”.
Kur kaluan disa prime me sëmundjen e Luizit e përjetova shumë sepse kemi pasur edhe fatkeqësi familjare. Edhe pjesën e Kejvinës që u prek e pashë dhe e justifikova por jo deri në atë pike. Aty u afeksionova me Luizin si lojtar. Ky “BBV” ka qenë dhe do të jetë monopol i Luiz Ejllit. Si lojtar ai dhe Olta më kanë pëlqyer por Olta nuk ishte empatike, Luizin e duan se ka batutën. Ti vjen i lodhur nga puna nuk do rrish të dëgjosh arrogantë por dikë që të bën të qeshësh.
Ndryshe, Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.
Comments are closed.