Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti: Sulmi ndaj Valon Sylës i patolerueshëm, institucionet ta trajtojnë rastin me seriozitet – Lajmet e fundit



Kurti: Sulmi ndaj Valon Sylës i patolerueshëm, institucionet ta trajtojnë rastin me seriozitetFoto: Laura Hasani




Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.


Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se sulmi ndaj Sylës është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.


“Më lejoni fillimisht të them se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike, të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës”, tha Kurti.


Kreu i Qeverisë ka kërkuar nga institucionet ta trajtojnë këtë rast seriozisht që autorët të vihen para drejtësisë sa më parë.


“Z. Sylës i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë, ndërkaq nga institucionet e vendit presim dhe kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë”, tha Kurti. /express


Comments are closed.