Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti thotë se këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës – Lajmet e fundit



Kurti thotë se këtë vit kemi më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës




Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se këtë vit kosovarët kanë më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës.


Ai përmendi faktin se muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.


“Në dhjetorin e vitit që e lamë pas dorëzuam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Muajin e kaluar u nënshkrua vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.


“Më afër dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, këtë vit kemi edhe më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës”.


Comments are closed.