Take a fresh look at your lifestyle.

Ky është 21-vjeçari që u gjet pa shenje jete dje në Mitrovicë, ishte raportuar i zhdukur [foto] – Lajmet e fundit



Ky është 21-vjeçari që u gjet pa shenje jete dje në Mitrovicë, ishte raportuar i zhdukur [foto]




Dje një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Sot Policia njoftoi se viktima është H.B, i moshës 21-vjeçare nga Klina.


“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është inidentifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zaiti.



Image

21-vjeçari, Hazir Bresilla, ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 28 dhjetor të vitit të kaluar.


Pas raportimit si i zhdukur, Policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar atë, duke ia publikuar edhe fotografinë.


Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se familjarët kanë njoftuar se i ndjeri kishte dalë nga shtëpia më 25 dhjetor, mirëpo më 27 dhjetor është hapur rasti.


“Familjarët kanë thënë që viktima është larguar nga shtëpia më 25 dhjetor, por rasti është iniciuar më 27 dhjetor, ndërsa një ditë më pas kemi kërkuar bashkëpunim nga qytetarët”, tha Gashi.



Comments are closed.