Leeds United dhe Leicester City kanë ndarë pikët sot në një përballje që cilësohej si luftë për mbijetesë në “Elland Road”, ku për Leeds ishte ndeshja e katërt me radhë pa fitore në Premier Ligë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, të dy skuadrat shënuan nga një gol, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 1:1, raporton KosovaPress.
Për Leeds golashënues ishte Luis Sinisterra (minuta e 20’), kurse te “Dhelprat” golin e barazimit e shënoi Jamie Vardy në minutën e 80’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Leeds ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e 16, një pikë më shumë se Leicester që renditet në vendin e 17 në tabelë.
Rezultati final i ndeshjes, 1:1.
Comments are closed.