Take a fresh look at your lifestyle.

Ministria publikon limitin e çmimit për dizel, benzinë dhe gas për 24 orët e ardhshme – Lajmet e fundit



Ministria publikon limitin e çmimit për dizel, benzinë dhe gas për 24 orët e ardhshme




Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar limitin e çmimit naftës, benzinës dhe gaait për 24 orët e ardhme.


Sipas njoftimit nga Ministria, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.85 eurocentë për litër;


Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;


Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.


“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /Zëri


Comments are closed.