Take a fresh look at your lifestyle.

Musmurati: Lagjes Dardania më në fund po i shtohet një çerdhe e re – Lajmet e fundit



Musmurati: Lagjes Dardania më në fund po i shtohet një çerdhe e re




Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar që lagjes Dardania po i shtohet një çerdhe e re publike.


Sipas Musmuratit, ndërtimi i kësaj çerdhe është financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka filluar në vitin 2016. Ajo ka njoftuar që së shpejti pritet të finalizohen punimet dhe çerdhja të fillojë punën, raporton Zeri.info.


Postimin e plotë:


Lagjes Dardania më në fund po i shtohet një çerdhe e re


Më në fund, projekti i financuar nga BE për ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Dardania po finalizohet. Punimet janë shumë afër përfundimit dhe ndërtimi që kishte filluar që nga viti 2016 po finalizohet. Çerdhja e re do të jetë moderne, me hapësira të këndshme për fëmijë dhe hapsira të mjaftueshme për lojë, aktivitete e mësim.


 



Comments are closed.