Take a fresh look at your lifestyle.

Ndeshjet që do të zhvillohen sonte në top-ligat – Lajmet e fundit



Ndeshjet që do të zhvillohen sonte në top-ligat


Sport
April 28, 2023 – 11:12

Lajmet e fundit nga Sporti

Edhe sonte (e premte) top-ligat evropiane do të vazhdojnë të zhvillojnë ndeshje interesante.


Në kampionatin gjerman do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ajo mes Bochumit dhe Borussia Dortmundit.


Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Vonovia Ruhrstadion” në orën 20:30.


Dortmundi është lider në tabelë me 60 pikë, një më shumë se Bayern Munichu si i dyti. Skuadra e Edin Terziqit synon vetëm fitoren me qëllim shkëputjes nga Bayerni në garë për titull.


Në anën tjetër, Bochumi renditet i 15-ti me 27 sosh.


Edhe në kampionatin spanjoll do të zhvilohet vetëm një ndeshje, ku atje do të përballen Osasuna dhe Real Sociedadi. Ndeshja fillon në orën 21:00 në stadiumin “El Sadar”.


Skuadrra vendase pozicionohet në vendin e tetë me 44 pikë, ndërsa ajo mysafire e sheh vetën në top-katërshen me 55 sosh.


Dy sfida do të luhen në Seria A. Sfida e parë është Lecce – Udinese.


Loja fillon në orën 18:30 në stadiumin “Via del Mare”.


Lecce ka 28 pikë dhe renditet e 16-ta dhe synon vetëm fitoren në mënyrë që të shmangë zonën e rrezikshmërisë. Në anën tjetër, Udinese ka 42 pikë si e nënta.


Ndeshja tjetër, do të zhvillohet mes Spezias dhe Monzës në stadiumin “Alberto Picco”.


Sikurse Lecce, edhe Spezia synon vetëm fitore për t’i ikur ende zonës së rrezikshmërisë, pasi gjendet në vendin e 17-të me 27 pikëm kurse Monza radhitet e 12-ta me 41 pikë do të mundohet të shkaktojë befasi në udhëtim.


Ndeshja fillon në orën 20:45. /Zeri.info


Comments are closed.