Take a fresh look at your lifestyle.

Një i ri në Francë vret 5 anëtarët e familjes së tij – Lajmet e fundit



Një i ri në Francë vret 5 anëtarët e familjes së tijFoto: AFP


Bota
July 20, 2022 – 23:23

Një i ri është qëlluar për vdekje pasi thuhet se vrau pesë anëtarë të familjes pasi i kishte mbajtur peng që nga mbrëmja e së martës.


Mediat lokale raportuan se burri rreth të njëzetave vrau babanë, njerkën dhe tre fëmijët në Douvres, një qytet në Francën lindore.


Ndër të vrarit janë babai i tij, i cili ishte kreu i një kompanie ndërtimi në Ain, njerka e tij me origjinë nga Gironde, motra e tij 17-vjeçare, gjysmë-vëllai 15-vjeçar dhe gjysmë-motra 5-vjeçare, shkruan themirror.


Individi i paidentifikuar ishte mbyllur në shtëpi që mbrëmë teksa ishin alarmuar banorët e zonës.


Një negociator nga njësia elitare e policisë franceze ishte dërguar në vendngjarje në përpjekje për të bindur vrasësin që të dorëzohej, por ata nuk ia doli.


Ndryshe, fshati francez zakonisht është një vend i qetë dhe ku nuk ka krime të rënda. /telegrafi


Comments are closed.