Take a fresh look at your lifestyle.

“Nuk guxon të më prekësh me dorë”, Nita debaton ashpër me Ronaldon

Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.

Pasi i hodhi miell Nitës, kjo e fundit shkoi të shtrihej dhe nuk u mor fare me Ronaldon. Ai shkoi në shtratin e Nitës dhe duke e prekur te krahu, i tha “Fli shpirt merr energji për nesër”. Ndonëse Nita i kërkoi disa herë që të mos e prekte, Ronaldo nuk ia vuri veshin dhe e bëri.

Nita u ngrit me nerva nga krevati dhe debatoi me Ronaldon jashtë në oborr. Ajo i tha atij se nuk është askushi që ta prekë atë pa miratimin e saj dhe i tha mos të guxoi ta përsërisë më, aq më tepër kur ishte në gjumë. Ronaldo tha se nuk ka asnjë rregullore të shkruar ku thuhet që të mos e prekë dikë në gjumë. Nita disa herë përsëriti faktin që ajo nuk ishte pjesë e lojës që përgatiti Keisi, Dea dhe Jori.

Teksa ajo fliste, Ronaldo e thërriste atë “Chihuahua”, ndërsa Nita tha se ajo nuk bie në nivelin e tij me këto ofendime dhe u largua. Ndryshe, mbreme Ronaldo u inatos shume me niminimin qe beri Nita duke i derguar ne nominim banoret e rifutur qe mes tyre eshte edhe Ronaldo.

Comments are closed.