Mbreme ishte nje nate mjaft speciale ne Prime-n e Big Brother Vip Albania pasi Luizi kishte pergatiur nje surprize te madhe Kiares duke i propozuar per martese, duke qene Luizi banori me i preferuar kjo u diskutua e u pelqye shume nga publiku duke dhene edhe per Kiaren komente shume te bukura.
Të gjithë e komentuan dhe shpërndanë foton e propozimit të Kiarës dhe Luizit përveç ish-banores dhe kokurrentes së çiftit, Olta Gixhari. Në Instagramin e Oltës nuk sheh asgjë për këtë lajm. Madje fotoja e fundit e aktores është në një vend me plazh, pasi mesa duket Olta ka vendosur të largohet totalisht nga realiteti i Big Brother.
Edhe pse me Kiarën Olta ka patur një raport më normal, përsëri nuk e ka parë të arsyeshme të bëj një urim për fejesën e tyre, e cila u bë në sy të gjithë shqiptarëve. Ndërkohë në lidhje me këtë ka folur shoqja e Oltës, aktorja dhe njëkohësisht ish-banore e BBV1 Monika Lubonja.
Monika ka treguar se në këtë mes nuk ka asgjë personale veçse nevoja e Oltës për të qëndruar me familjen e saj. “Unë mendoj që Olta është duke u qetësuar dhe ka marrë gjithë kohën që i ka munguar djali i saj. Në këto momente absolutisht që nuk i intereson asgjë tjetër.”– tha Monika Lubonja.
Comments are closed.