Take a fresh look at your lifestyle.

Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani – Lajmet e fundit



Osmani, Kurti dhe Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar OsmaniFoto: Laura Hasani




Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.


Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët  mbajnë konferencë për medie.


Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani.


Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25.


Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.


Ndryshe takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.


Comments are closed.