Take a fresh look at your lifestyle.

Pajisja që diagnostikon tuberkulozin arrin në Prishtinë

Aparatura GenExpert është donacion i CDF nga fondet e Global Fund, i kompletuar për diagnostikim dhe trajtim të tuberkulozit.

Kjo listë përmban emrat e shumë pacientëve.

Secili prej këtyre qytetarëve të Prishtinës të vendosur në këtë renditje që ndodhet në QKMF, kanë një diagnozë të përbashkët. Ata vuajnë nga sëmundja e tuberkulozit.

E pikërisht diagnostikimin e saj e bënë në Dispanzerin e Mushkërive, tashmë me një mënyrë më të shpejtë dhe të saktë. 45% e pacientëve të cilët janë trajtuar në kryeqytet në vitin 2022, kanë rezultuar me sëmundjen e turbekulozit.

E për këtë sëmundje ngjitëse po ofrohet trajtim i posaçëm.

Mirëpo sipas drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, diagnostikimi i kësaj sëmundjeje mund të bëhet vetëm nga pulmologu.

Prandaj është kryer edhe trajnimi i stafit shëndetësor.

Aparatura GenExpert është donacion nga fondet e Global Fund, i kompletuar për diagnostikim dhe trajtim të tuberkulozit.

Comments are closed.