Çifti, fatmirësisht e kanë tejkaluar krizën mes tyre, për të cilën Armonda foli në emisionin Prive disa javë më parë. Ajo i është rikthyer rrjeteve sociale ku ka shpalosur të gjitha risitë e kësaj periudhe larg syrit të ndjekësve.
“Gjithçka mes meje dhe Flamurit është mirë”, ka deklaruar Armonda. Për më tepër, ajo ka mohuar se është në një pritje të ëmbël mirëpo ka deklaruar se ka humbur 15 kilogramë, ndonëse mbetet ende larg cakut të saj personal.
Pas ribashkimit të bujshëm, çifti i njohur i Instagramit shfaqen të lumtur duke bërë syfyr bashkë. U fol e përfol se çifti i njohur i Instagramit, Monda dhe Flamuri janë ndarë. Një gjë të tillë pak a shumë e aprovuan edhe ata vetë përmes mbishkrimeve në rrjete sociale.
Megjithatë, çifti tashmë janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë më parë, e këtë e ilustron edhe kjo foto. Ata, janë fotografuar së bashku në kohën e syfyrit, pasi mesa duket të dy po agjërojnë. Shiko foton:
Comments are closed.