Take a fresh look at your lifestyle.

“Për besë marre”, Mushkolaj i reagon Ramës

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi gjatë ditës së sotme gjatë larjes së rrugëve në kryeqytet.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë si të zakonshme dhe se është e turpshme që kryetari e paraqet këtë si sukses.

Ai ka thënë se sa për “Prishtinën e pastër”, po e përjetojmë çdo ditë në çfarë katastrofe po jetojmë.

Postimi i tij i plotë:

Paramendo çfarë suksesi. Përparimi po na kallxon qysh po lahen rrugët. Diçka normale dhe asgjë e jashtëzakonshme

Për besë marre.

Sa për “Prishtinën e pastër”, po e përjetojmë çdo ditë në çfarë katastrofe po jetojmë.

Comments are closed.