Bota
July 09, 2022 – 23:44
Vendet perëndimore nuk arritën të bojkotojnë Rusinë në takimin e G-20-ës, të zvhilluar në Indonezi, ku u mblodhën Ministrat e Jashtëm.
Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova pasi në këtë takim u kritikua ashpër pushtimi rus në Ukrainë.
“Plani i vendeve të G7-s për të bojkotuar Rusinë në G20 dështoi. Askush nuk i mbështeti regjimet perëndimore”, shkroi Zakharova në Telegram.Zakharova mohoi gjithashtu që ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov bojkotoi takimet gjatë samitit të G20 në Bali.
Pjesëmarrësit thanë se ministri rus u largua nga disa seanca duke kritikuar ndërhyrjen ushtarake të Moskës në Ukrainë./euronews
Comments are closed.