Take a fresh look at your lifestyle.

Pesë të arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtruan kompaninë ku punonin – Lajmet e fundit



Pesë të arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtruan kompaninë ku punonin




Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë mashtruar kompaninë në të cilën ata punonin.


Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshurit, në periudha të ndryshme kohore, kanë keqpërdorur besimin brenda kompanisë, siç thuhet, duke shmangur evidentimet e rregullta.


“Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet se në periudha të ndryshme kohore, duke keqpërdorur besimin brenda kompanisë kanë shmangur evidentimet e rregullta.Ndërmarrja e veprime hetimore, nga ana e policisë ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;

Q. R. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,R. M. 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,L. H. 24 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,A. F. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dheE. G. 18 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Policisë.


Comments are closed.