Take a fresh look at your lifestyle.

Plagosja e policëve në Skenderaj, avokati Sopjani: Sulmi ishte i paramenduar – Lajmet e fundit



Plagosja e policëve në Skenderaj, avokati Sopjani: Sulmi ishte i paramenduar




Pas raportimit të përleshjes së dy policëve me ish-nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, avokati Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se i njëjti sulm ishte i paramenduar.


Lidhur me rastin, Sopjani ka theksuar se nuk ka qenë asgjë e rastësishme.


“Kjo çka ka ndodhur mbrëmë, është diçka që nuk përshkruhet se sa e ulët është. Nuk ka asgjë të rastësishme. Ky ka qenë sulm i paramenduar. Njerëzit kanë shkuar me armë të armatosur që të konfrentohen me policinë”, është shprehur Sopjani.Në anën tjetër, ngjarjen e ndodhur në Skenderaj të shtunën e dy korrikut, ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka quajtur të papranueshme.


Sipas tij, policia gjithmonë ka të drejtë, tha ai në RTV Dukagjini.


Kjo sepse siç thotë Selimi, policët janë të trajnuar me standarde të larta, dhe në momentin që polici shkel ndonjë rregull, atëherë ai ka potencuar se ka mekanizma të mjaftueshëm për ta ndjekur atë.


Comments are closed.