Take a fresh look at your lifestyle.

Po planifikonin një sulm terrorist, shtatë të arrestuar në Belgjikë – Lajmet e fundit



Po planifikonin një sulm terrorist, shtatë të arrestuar në Belgjikë


Bota
May 04, 2023 – 21:05

7 persona janë arrestuar në Belgjikë pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist. Të dyshuarit nuk kishin ende një objektiv të caktuar për sulmin e tyre, por në mënyrë aktive po kërkonin armë. Shumica e të arrestuarve janë çeçenë. Tre prej tyre kanë edhe shtetësi belge.


Të shtatë i përkasin një grupi mbështetësish të zjarrtë të grupit terrorist Shteti Islamik, tha zyra e prokurorisë federale. Akuzat e mundshme që rëndojnë mbi ta janë vrasje në tentativë terroriste, pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist dhe përgatitje të një sulmi terrorist.


Arrestimet u urdhëruan pas një sërë kontrollesh të kryera në qytetet Roeselare, Ostend, ëevelgem, Ghent dhe Menen, në kufi me Francën. /abcnews


Comments are closed.