Take a fresh look at your lifestyle.

Rama: Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet.

Rama këtë e tha pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit”, shkroi Rama.

Tutje, Rama tha se kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sipas tij, do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në kryeqytet.

“Unë u zotova se do të ndërtojmë marrëdhënie të ngushta e të shëndosha bashkëpunimi me këtë Drejtori. Rendi dhe siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet”, tha ai

Comments are closed.