Take a fresh look at your lifestyle.

Policia nis hetimet për incidentin në qendrën e lojërave në Podujevë – Lajmet e fundit



Policia nis hetimet për incidentin në qendrën e lojërave në PodujevëFoto: Laura Hasani




Alba Kika, 9-vjeçarja e cila pësoi një aksident në qendrën tregtare “Plazza Kids” në Podujevë, mbeti me dorë të thyer dhe u përcoll me një intervenim të vështirë.


Babai i saj, Shkëlzën Kika gjatë rrëfimit të tij për Kiks Kosova, tregoi se stafi menaxherial dhe pronari i kësaj qendre nuk treguan interesim që të merreshin me rastin.


Përmes telefonit media ka kontaktuar menaxherin e kësaj qendre, Uran Ahmetin.


Ndonëse në momentin që media e telefonoi, Ahmeti tha se ishte i zënë, në pyetjen e redaksisë nëse do të na përgjigjej në një kohë më të përshtatshme lidhur me rastin e Alba Kikës, ai tha se nuk do të përgjigjej “kurrë”.


Lidhur me ngjarjen e shkaktuar në “Plazza Kids” të Podujevës, Policia e Kosovës ka hapur rast për shkak të mosthirrjes së ambulancës në vendin e ngjarjes.


9-vjeçarja do ta vazhdojë trajtimin mjekësor në Skoci të Britanisë së Madhe, atje ku edhe jeton më familje. /klankosova


Comments are closed.