Take a fresh look at your lifestyle.

Protesta të dhunshme në Paris, 22 të arrestuar vetëm sot pasdite – Lajmet e fundit



Protesta të dhunshme në Paris, 22 të arrestuar vetëm sot pasdite


Bota
March 28, 2023 – 18:46

Të paktën 22 persona janë arrestuar këtë pasdite në Paris, si pasojë e dhunës së krijuar nga përleshjet në mitingjet e aranzhuara në shenjë pakënaqësie ndaj reformave për pensionet.


Siç raportojnë mediat franceze, policia përdori gaz lotsjellës dhe sulmoi turmën pasi disa njerëz në krye të protestës – të veshur me të zeza me fytyrë të mbuluar, bastisën një dyqan ushqimesh, përcjell klankosova.tv.


Të njëjtit thuhet se më pas ndezën një zjarr ndërsa marshimi u mbyll në destinacionin e tij, Place de la Nation në lindje të kryeqytetit francez.


Protestat në Francë ndonjëherë janë të infiltruar nga Black Blocs (Blloqet e Zeza), një koalicion i lirshëm protestuesish që shpesh kanë pak lidhje me organizatorët e tubimeve ose kauzën e tyre.


Diku tjetër, pjesa e përparme e degës së BNP Paribas u dogj në qytetin perëndimor të Nantes, ndërsa protestuesit në Rennes bllokuan unazën përreth qytetit dhe i vunë flakën një makine të braktisur.


Rreth 13,000 policë pritej të vendoseshin gjatë protestave gjatë gjithë ditës.


Comments are closed.