Take a fresh look at your lifestyle.

Qytetarët kërkojnë rregullim të trafikut, më shumë parqe e gjelbërim

Qytetarët kërkojnë më shumë punë e përgjegjësi nga komunarët e Prishtinës, e sidomos në punën e rregullimit të komunikacionit. Në komunë zotohen se do të realizojnë shumë projekte gjatë vitit 2023. Opozitarët komunalë thonë se komuna po punon pa plan.

Rregullimi i komunikacionit është ndër kërkesat kryesore të qytetarëve të Prishtinës për vitin 2023. Ata vlerësojnë se në kryeqytet janë bërë pak punë dhe se duhet bërë më shumë.

E nga Komuna e Prishtinës thonë se investimet kapitale do të jenë fokusi kryesor për vitin 2023.

 “Viti 2023 do të jetë vit i rrugës A, i sallës multifunksionale sportive në Bernicë, i shumë investimeve tjera kapitale që pritën në qytet, kryesisht lirimi i hapësirave publike, ndërtim i parqeve  do të ndërtohen shkollat mos të harroj me përmend është shumë më rendësi”, thotë Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës

Opozita ka shumë kritika për punën e udhëheqjes komunale.

 “Ne si opozitë akoma nuk e kemi parë një plan të punës së kryetarit Rama për vitin 2022. Megjithatë është koha e fundit që të fillohet me lidhjet në mes të lagjeve të cilat i ka paraparë, me unazën, me rrugën A me projektet kapitale të cilat kishin me liruar Prishtinën pak nga përditshmëria  e tollovia në të cilën ekziston”, thotë Gëzim Sveçla nga Vetëvendosje.

 “Nëse kriter të krahasimit e marrim punën e kryetarëve të komunave të tjera dhe bazë të vlerësimin e marrim realizimin e projekteve të paraplanifikuara kryetari Rama është nën dyfishin e mesatares të një kryetari mesatar të një komune në Kosovë”, tha Endrit Zabërgja, Nisma Socialdemokrate.

“Ne nëse e vlerësojmë vitin e parë është zhgjenjyese për qytetarët e Prishtinës sepse kemi vetëm fjalë e shumë pak punë në këtë rast kemi të bëjmë me veprime të cilat rrezikohet qytetari i Prishtinës, duke bërë projekte të pa menduara mirë bllokim të infrastrukturës në këtë rast të qarkullimit”, tha Gezim Mehmeti nga AKR.

Ndryshe, komuna e Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2023, në vlerë prej 105 milionë eurosh.

Comments are closed.