Take a fresh look at your lifestyle.

Reagime të ashpra për deklaratën e këshilltarit të Kurtit për ekzistencën e arkivës së UÇK-së – Lajmet e fundit



Reagime të ashpra për deklaratën e këshilltarit të Kurtit për ekzistencën e arkivës së UÇK-së




Deklarata e këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Aziz Bici që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka arkiva ka nxitur reagimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.


“E konfirmoj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur arkiv, ne i kemi pas librat gjatë luftës, këtë e konfirmoj”, kjo deklaratë e këshilltarit të kryeministrit së Kosovës, Aziz Bici,  ka nxitur reagimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.Sipas tyre UÇK nuk ka arkiva zyrtare, por vetëm dorëshkrime që kanë ruajtur ushtarët individualisht.


Ndërsa, Bici deklaratën e thotë me siguri të plotë.Sipas këshilltarit të kryeministrit, Aziz Bici, UÇK-ja ka arkiv dhe sipas tij është për tu habitur si mohohet kjo.


Por, janë ish-bashkëluftëtarët e tij të cilët po thonë se kjo nuk është e vërtetë.


Sipas Hisen Berishës, që është një nga komandantët që udhëhoqën Betejën e Koshares, arkiva e vetme e UÇK-së janë dorëshkrimet individuale të ushtarëve.“Sa i përket strukturave drejtuese të luftës, e shumta që mund të kenë mund të jetë ndonjë fletore personale ku kanë shënuar se çfarë detyra mund të kryejnë gjatë luftës e që munden të jenë kush çfarë detyre me dhanë, cili komandant me dërgua njësinë e ndonjë zonë lufte”, ka deklaruar Berisha.


Në të njëjtën linjë qëndron edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve në Skenderaj, Emin Lati i cili edhe ka qenë udhëheqës toge në Prekaz.“Unë vet kam qenë komandant toge në Prekaz d.m.th. unë vet nuk kam arkiv, nuk kam shënime se kur na rroke ofensiva i kemi gjuajtur letrat d.m.th. nuk e di, nuk e besoj që ka arkiva”, ka deklaruar Lati.


Kjo deklaratë nga Aziz Bici ka ardhur pasi që është riaktualizuar tema e veteranëve ku Kryeministri Kurti ka dhënë disa propozime për ta në mënyrë që të pastrohen listat e veteranëve të luftës së UCK-së./RTV Dukagjini


Comments are closed.