Take a fresh look at your lifestyle.

Senatori Murphy: Koha që Qeveria Kurti të tregojë nivel të ri serioziteti për Asociacionin – Lajmet e fundit



Senatori Murphy: Koha që Qeveria Kurti të tregojë nivel të ri serioziteti për Asociacionin




Senatori amerikan, Chris Murphy, që sot ka vizituar Kosovën ka shkruar në Twitter se është koha që “Qeveria Kurti të tregojë nivel të ri serioziteti për Asociacioni”.


Ai ka kërkuar që Kosova duhet ta implementojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.


Por, ka kërkuar edhe nga Beogradi që ta ”përmbushë fuindin e pazarit”.


”Në Kosovë sot përsërita bindjen time se Kosova duhet të ecë përpara në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Edhe Serbia duhet të përmbushë fundin e saj të pazarit, por është koha që qeveria Kurti të tregojë një nivel të ri serioziteti për Asociacionin”, ka shkruar ai. 


Kosova dhe Serbia në mars arritën një marëveshje në Ohër, ku pjesë e marrëveshjes së panënshkruar në letër ishte edhe implementimi i Asociacionit.


SHBA-të, por edhe shtetet e Bashkimit Evropian vazhdimisht po kërkojnë që marrëveshja të zbatohet në plotëni, duke përfshirë edhe çështjen e Asociacionit. 


Comments are closed.