Take a fresh look at your lifestyle.

Stresi demaskon produksionin, e “pranon” se konsumuan “bari”?

Në puntaten e dytë cila po zhvillohet sonte drejtpërdrejt ne Klan Kosova në primen e dytë për këtë sezone, ka pasur shume ngjarje nga më të ndryshme.

Ajo e cila mori vëmendje mjaftë shumë dhe u komentua për konsumim e një lende jashtëligjore nga banorët e shtëpisë së famshme Big Brother Vip Kosova.

Megjithatë Policia e Kosovës ka zbarkuar në ambientet e Klan Kosova për të kuptuar detajet, shkruan InfoKosova.

Drejtori i Pergjithshem i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, këtë mbrëmje ka bërë një prononcim në llogarinë e tij Facebook duke pranuar se Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit ka qenë në ambienet e shtëpisë së BBVKS.

“Lidhur me këto dyshime, ne sot pasdite kemi pasur edhe një vizitë nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan.

Konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për bastisje, ose diçka të ngjashme”, ka shkruar Kelmendi.

Stresi është ai i cili në bisedë e sipër “demaskon” produksionin, duke treguar se edhe ai është intervistuar nga Policia, gjë të cilën nuk e ka cekur Kelmendi në reagimin e tij.

“…po qata na muren neve në intervist”, ishin fjalët e Stresit teksa banorët e tjerë reaguan shpejt duke i thënë “…shuj, shuj..”/InfoKosova/

Comments are closed.