Take a fresh look at your lifestyle.

“Sulm terrorist” në Bruksel, mbetet i vdekur një polic – Lajmet e fundit



“Sulm terrorist” në Bruksel, mbetet i vdekur një polic


Bota
November 10, 2022 – 23:51

Një oficer policie ka mbetur i vdekur pasi u ther me thikë nga një sulm terrorist afër stacionit të trenit në Bruksel.


Zyra e Prokurorit të Belgjikës ka thënë se dy oficerë policorë kanë qenë të targetuarit në këtë incident, raporton Sky Neës, transmeton Zeri.info.


Një zyrtarë gjyqësor i ka thënë “AP”-së se ky sulm po dyshohet të jetë terrorist.


Policia belge bëri të ditur se sulmuesi u qëllua pasi goditi me thikë zyrtarin policor, ai më pas është dërguar në spital.


Sipas mediave belge, sulmuesi bërtiti “Allahu akbar” para se të kryente aktin, që do të thotë “Zoti është i madh”.


Gazeta “Le Soir” ka raportuar se polici i vdekur u ther me thikë në qafë dhe vdiq në spital.


Një dëshmitar i cili dëshiroi të mbetej anonim, ka thënë se ai ka dëgjuar pesë ose gjashtë të shtëna armësh, përcjell Zeri.info.


“Dola nga vetura dhe e pashë një burrë të shtrirë në tokë, ai ishte gjysmë i vdekur, por mund ta shihja se lëvizte nga pak. U mundova të shkoja më afër, por policët më thanë të largohem”, tha ky dëshmitar.


Ai ndër të tjera shtoi se “Ishte një skenë vërtetë e frikshme, unë isha i frikësuar nga gjithë ai gjak dhe nga ai njeri që ishte i shtrirë”


Kryeministri belg, Alexander De Croo u ka shprehur nguëllime familjes dhe miqëve të policit të vdekur.


“Zyrtarët tanë policorë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të siguruar qytetarët tanë.Tragjedia e sotme e dëshmon këtë përsëri”, tha Croo. /Zëri


Comments are closed.