Sveçla pas vendimit për liberalizimin e vizave: Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës – Lajmet e fundit
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vendimit të Parlamentit Evropian, i cili sot votoj vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sveçla këtë e ka cilësuar si fitore e radhës e Republikës së Kosovës, transmeton Zeri.info.
“Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar”, ka shkruar Sveçla.
“Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”, shtoi ai. /Zëri
Comments are closed.